Ftesat dhe aktakuzat e para, flasin nga Gjykata Speciale

  • 22 February 2019 - 16:08
Ftesat dhe aktakuzat e para, flasin nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale, tashmë ka intervistuar një numër të madh të ish ushtarëve dhe komandantëve të UCK-së. E gjatë ditë se djeshme, ftesa për intervistim i erdhi edhe deputetit të AAK-së, Blerim Kuçit, i cili u ftua për intervistim.

Por, deri më tani shumë pak dihet se në çfarë cilësie po intervistohen të ftuarit e Speciales.

E lidhur me këtë, gazeta “Kosova Sot”, ka kontaktuar me Chris Bennett nga zyra e Gjykatës Speciale.

“ZPS-ja ka intervistuar të dyshuar, viktima dhe dëshmitarë, ashtu si është parashtruar në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e tij për “Kosova Sot”,  lidhur me personat e ftuar dhe të intervistuar deri më tani.

Poashtu, nga Gjykata Speciale nuk kanë dhënë detaje se kur mund të ngritën aktakuzat e para.

“ZPS-ja nuk jep informacion për kohën e publikimit të akuzave të mundshme për arsye profesionale, etike dhe ligjore. ZPS-ja po kryen hetimet me të plota të mundshme rreth pretendimeve të përfshira në Raportin Marti dhe do të vazhdojë në po të njëjtën mënyrë”, thuhet në përgjigjen e Chris Bennett nga zyra e Gjykatës Speciale dhënë për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)