Kosova në gjendje alarmante, lulëzon krimi e korrupsioni

  • 22 February 2019 - 19:01
Kosova në gjendje alarmante, lulëzon krimi e korrupsioni

Në numrin e nesërm të së përditshmes “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po e pret Kosova 20-vjetorin e çlirimit të saj me Korrupsion, krim të organizuar, papunësi, varfëri e nëpërkëmbje nga sunduesit e ri të saj?! Si e konfirmoi hulumtimi i UNDP-së se mandati i tanishëm i institucioneve të Kosovës është përbërja me e urryer nga qytetarët që kemi pasur deri më tash!? Pse edhe pse po bëhen dy dekada nga çlirimi i vendit, gjendja mbetet alarmante dhe vendi ynë renditet në mesin e më të korruptuarve, sipas rangimit vjetor, që e bën organizata ‘Transparency International’?

Pse me një politikë të inkriminuar dhe një drejtësi të kapur, luftimi i korrupsionit mbetet një sfidë gati e patejkalueshme? Pse në Kosovë 20 vite pas çlirimit nuk kemi drejtësi, por kemi krim të organizuar, dhe sot punë gjen vetëm nëse ke një lidhje politike, një të afërm në pushtet, ose nëse jep ryshfet në këmbim të një vendi pune në administratën publike!? Pse 20 vite pas çlirimit, mijëra të rinj enden rrugëve me diploma në xhep dhe shpresa e vetme për punësim mbetet emigrimi?! Pse 20 vite pas çlirimit në Kosovë mijëra familje mezi mbijetojnë me 1 euro në ditë? Si po përballet Kosova edhe 20 vite pas çlirimit me një krizë të rëndë socio-ekonomike, e shkaktuar nga politika e korruptuar, e cila në vend se të punojë për ngritjen e mirëqenies, po angazhohet vetëm për trashjen e xhepave të inkriminuar?!...

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.