Qarri me akuza të rënda ndaj Thaçit: Po rrezikohet shteti i Kosovës!

  • 22 February 2019 - 19:17
Qarri me akuza të rënda ndaj Thaçit: Po rrezikohet shteti i Kosovës!

Analisti politik, Gani Qarri thotë se nëse vërtet ndodh që Kosova edhe 20 vjet pas çlirimit ta humbë luftën për mbrojtjen e tërësisë dhe integritetit të vet territorial nga Serbia, si dhe njëmend vjen deri te ndarja e saj, atëherë të gjitha gjeneratat e këtij vendi duhet ta dinë se implementues i politikës fashiste të Serbisë në territorin tonë dhe kali i Trojës në komplotin për zhbërjen e Kosovës si shtet, ishte pikërisht kryekuislingu Hashim Thaçi!

"Ky shqipfolës i shitur, siç e akuzonte deputetja Besa Gaxherri qysh në nëntorin e vitit të kaluar, jo vetëm që vrau kundërshtarët politikë dhe nuk e kishte problem të ecë mbi kufomat e të vrarëve, por po dëshmon katërçipërisht,siç shton tani edhe ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri,se për interesa personale është në gjendje të shkelë me të dy këmbët edhe mbi gjakun e dëshmorëve të rënë për liri e çlirim dhe 11 vjet pas shpalljes se pavarësisë t`ia dhurojë Serbisë veriun e Kosovës. Si presidenti i shitur e kuisling i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministri sharlatan e bixhozçi i Shqipërisë, i njohur tashmë edhe si postieri i Serbisë dhe dorë e zgjatur e Aleksandar Vuçiqit, Edvin Kristaq  Rama,për t'u bërë aksionar në pasuritë e 'Trepçës', gjë me të cilën, siç thotë prof. Enver Bytyqi, Edvini u josh qysh në vitin 2014, gjatë një takimit në Pekin të Kinës nga Vuçiqi, së fundmi kanë filluar të porositin letra 'mbështetëse' me përmbajtje të parapërgatitur, ndaj çmendurisë së tyre edhe nga John Bolton, anëtar i lobit rus dhe serb,si dhe këshilltar aktual për siguri i presidentit Tramp në SHBA, në mënyrë që ta ndajnë përfundimisht Kosovën", u shpreh ai.

"Duke pasur parasysh faktin se pjesa më e pasur e Kosovës është pikërisht veriu i saj, pa pasuritë ujore të Ujmanit dhe ato nëntokësore të 'Trepçës', Kosova e pavarur, as që mund të mbijetojë si shtet, megjithëse tendencat e Serbisë për gllabërimin me çdo kusht të veriut nuk janë të reja, as vetëm të sotme, por datojnë qysh nga koha kur Milosheviqi okupoi me ushtri dhe polici Kosovën, atë që nuk mundi të realizonte as ai vetë gjatë kohës së regjimit të tij, po mëton tanimë të jetësohet nga tradhtarët shqipfolës Edvin Kristaq Rama dhe kryekuislingu i këtij vendi, Hashim Thaçi. Ndaj, sot më tepër se kurrë më parë shtetit i Kosovës po rrezikohet pikërisht nga presidenti kuisling Hashim Thaçi dhe klika e tij e shitur, vetëm e vetëm që ai vetë të shpëtojë nga Gjykata Speciale,dhe të mos përballet me akuza nga ligji dhe drejtësia ndërkombëtare", potencoi Gani Qarri.

(Kosova Sot)