Ramush Haradinaj “Follow” veç Anitës, kryeministri i vendosur në Instagram sikur për taksën

  • 23 February 2019 - 11:44
Ramush Haradinaj “Follow” veç Anitës, kryeministri i vendosur në Instagram sikur për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njihet për aktivitetet e shpeshta në rrjetet sociale. Pavarësisht se ai nuk ka kohë t’i menaxhojë, llogaritë zyrtare në emër të tij janë të mbushura me aktivitete ditore.

Por, ajo që bie në sy në profilin e tij në Instagram, është se Haradinaj vazhdon ta ndjekë vetëm një person.

Bëhet fjalë për Anitën, gruan e tij.

Megjithatë, fotografitë e kryeministrit në Instagram nuk kanë të bëjë aspak me romancën ndaj Anitës pasi që pothuajse të gjitha fotografitë janë të ndërlidhura me punën e tij ditore si kryeministër.

(Kosova Sot)