Burjani: Dështoi Gjyqësia kosovare, erdhi Gjykata Ndërkombëtare

  • 23 February 2019 - 11:55
Burjani: Dështoi Gjyqësia kosovare, erdhi Gjykata Ndërkombëtare

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Burjani, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se aktakuzat e para priten të ngritën më së largu në shtator. “Të gjitha figurat e larta politike të shtetit mund të jenë së paku objekt intervistimi, edhe pse kjo Gjykatë hibride e padrejtë ndaj luftëtarëve të lirisë, njerëzve kontribuues të mbërritjes së paqes në Ballkan, tash kontribuuesit për të arritur paqen dyshohen.

Andaj, kjo situatë sa është e padrejtë është edhe e papranueshme, por kjo ndodhi si rezultat i moshetimit  të Gjyqësisë kosovare në proceset e luftës. Andaj, është në duart e hetuesit dhe prokurorit se ndaj kujt  do të ngritën aktakuza, pra tash varet shumë nga provat që mund të paraqiten apo të mbledhura”, theksoi më tej Burjani.

Sipas tij, janë rreth 150 persona që dyshohen për krime lufte. “Priten të ngritën aktakuza të sërishme edhe ndaj personave që kanë qenë objekt i gjykimit në Tribunalin e Hagës, kuptohet kjo është lënë si mundësi nëse gjenden prova të reja. Kjo, ngase, sipas të dhënave jozyrtare, thuhet se ka disa prova të tjera dhe e tëra kjo tash mbetet që të shihet se çka do të thotë kryeprokurori.

Ndryshe, është absurd që të ngritën padi kundër njerëzve që janë liruar nga Tribunali e që bie ndesh me parimet e drejtësisë që si dihet është se nuk ka aktgjykim të dyfishtë për raste të njëjta”, ka thënë Burjani. 

Lexo edhe këtë: Aktakuzat e para në shtator, pritet situatë dramatike

(Kosova Sot)