Kelmendi: 'Peshqit e mëdhenj' mund të shpëtojnë nga Specialja

  • 23 February 2019 - 13:08
Kelmendi: 'Peshqit e mëdhenj' mund të shpëtojnë nga Specialja

Analisti Ibrahim Kelmendi, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se të prejudikosh se domosdo të ngritën aktakuza mund të keqkuptohesh se je palë. “Kjo Prokurori e Specializuar mund që nuk do të ngritë asnjë aktakuzë, apo do të ngritë ndonjë për ndonjë rast “ordiner”, sa për të arsyetuar shpenzimet e mëdha financiare që po bëhen për këtë komplot pseudogjyqësor.

Ndërsa, Hashim Thaçi dhe ndonjë “peshk i madh” nuk do të paditen fare. Hetuesia po fton në “intervista” persona që kanë të bëjnë me shpifjet, të cilat i ka sajuar Serbia dhe i ka imponuar duke shpërdoruar shumicën anti-amerikane dhe anti-shqiptare në Këshillin Evropian (jo të BE-së), përmes Komisionit të udhëhequr nga serbofili Dik Marty.

Këta që po ftohen duhet të jenë viktimat aktuale, me shpresë se ndoshta nga ata mund të improvizohet ndonjë pseudoprovë. Kot spekulojmë, askush nuk mund ta dimë, kur do të ngritën aktgjykimet e para, nëse do të ngritën. Këtë e dinë vetëm Hetuesia dhe Prokuroria e Specializuar”, ka thënë ai.

Lexo edhe këtë: Aktakuzat e para në shtator, pritet situatë dramatike

(Kosova Sot)