Policia apelon për vozitje të kujdesshme, shkaku i reshjeve të borës

  • 23 February 2019 - 13:21
Policia apelon për vozitje të kujdesshme, shkaku i reshjeve të borës

Reshjet e sotme të borës dhe temperaturat e ulëta, në disa zona të vendit po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme.

Për shkak të vështirësimit të qarkullimit në rrugë Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, thuhet në apelin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

(Kosova Sot)