Mahmuti: Dikush po manipulon me harta për shkëmbim territoresh

  • 23 February 2019 - 13:27
Mahmuti: Dikush po manipulon me harta për shkëmbim territoresh

Publicisti dhe njëri prej udhëheqësve kryesor të UÇK’së, Bardhyl Mahmuti ka thënë se dikush po manipulon me një hartë, në të cilin pretendohet se Kosova fiton më shumë në një shkëmbim të mundshëm territoresh me Serbinë.

“Manipulim i fëlliqtë”, ka shkruar Mahmut, në Fb.

Ai ka thënë se dikush qëllimshëm po bën manipulime për fitoret e Kosovës në një shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të fëlliqtë në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të “marrë” territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj”, ka thënë ai.

“Në këtë rast nuk e përdora termin “i kulluar” ose i “pastër”, sepse nuk ka asgjë të pastër e as të kulluar në këtë manipulim të fëlliqtë!”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)