Avokatët e “El Chapos” kërkojnë përsëritje të gjykimit për klientin e tyre

  • 23 February 2019 - 13:54
Avokatët e “El Chapos” kërkojnë përsëritje të gjykimit për klientin e tyre

Avokatët e Joaquin Guzmanit, të njohur si “El Chapo”, do të kërkojnë që ai të gjykohet sërish sepse ata thonë se gjykatësit e kanë bërë një shkelje gjatë përcjelljes së këtij procesi nga mediet.

Udhëheqësi i kartelit të drogës “Sinaloa” ishte shpallur fajtor për të gjitha dhjetë akuzat që ishin ngritur kundër tij, përfshirë akuzën për pjesëmarrje të vazhdueshme në ndërmarrje kriminale, e cila sjell dënim me burgim të përjetshëm.

Avokati Eduardo Balarezo ia ka dërguar një letër gjykatësit Brian Cogan për t’ia parashtruar kërkesën për përsëritje të gjykimit ndaj kriminelit të shpallur fajtor. Ai është ankuar për shkak se shumë medie e kanë përcjellur gjykimin edhe kur gjykatësi ka kërkuar që ato të largohen dhe kjo paraqet shkelje.

“Z.Guzman synon të gjykohet sërish duke u mbështetur në raportimet për shkelje të procedurave dhe do të paraqesë kërkesë për vlerësim të shkallës së kësaj shkeljeje”, thuhet në letrën e avokatit Balarezo, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot)