Hertica: Ish-drejtues të UÇK-së, në shënjestër

  • 23 February 2019 - 13:58
Hertica: Ish-drejtues të UÇK-së, në shënjestër

Ndërsa, njohësi i situatës politike në vendin tonë Ali Hertica, për gazetën “ Kosova Sot”, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka gjetur prova për të akuzuar mbi 60 ish-drejtues dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aktakuzat nuk kanë të bëjnë vetëm me krime lufte, por edhe vepra të tjera të kryera deri në fund të vitit 2000. Rasti në fjalë ka pasur një gjykim të gjatë në Kosovë, të përcjellë me shumë bujë. Në të janë gjykuar një grup pjesëtarësh të UÇK-së, përfshirë në ish-komandantë lufte. 

Që të gjithë, në fund të procesit, sipas një gjykatë vendore, kanë dalë të pafajshëm. Këtë, në fund e ka vërtetuar edhe Gjykata Supreme. Aktakuza e ngritur në Kosovë rreth këtyre krimeve të supozuara, ishte ngritur nga prokurorë ndërkombëtarë, pjesë e një misioni të huaj në Kosovë, ku pjesë e trupit gjykues kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë që kanë funksionuar si pjesë e një misioni në Kosovë.

Ato u krijuan si pasojë e një raporti të zviceranit Dick Marty, që e paraqiti para Këshillit të Evropës në janar të 2011”, u shpreh ai.

Lexo edhe këtë:Aktakuzat e para në shtator, pritet situatë dramatike

(Kosova Sot)