Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të vazhdojnë temperaturat e ulëta

  • 23 February 2019 - 14:32
Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të vazhdojnë temperaturat e ulëta

Dita e sotme ka nisur me temperatura të ulëta. Minus 10 gradë celsiusë është minimalja që us hënuar sot në Kosovë. Masat ajrore që kanë ardhur nga verilindja, kanë shkaktuar këtë ndryshim të motit. Mot i ngjashëm si sot pritet të mbajë deri ditën e mërkurë. Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tani profesor i Meteorologjisë në Universitetit të Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, tregon më shumë për gjendjen e motit në vendin tonë

Javën që e lam pas moti ka befasur qytetarët e Kosovës. Dielli ka ngroh gjithë vendin, por një ndryshim i papritur edhe gjatë ditës së djeshme. Sylë Tahirsylaj, tregon pse u shkaktua ky ndryshim i motit, megjithatë e quan normale pasi jemi në stinën e dimrit. Thotë se edhe muaji mars do të jetë stabil sa i përket ndërrimit të temperaturave.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë dalë nga nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë veti të ndryshme fizike, gjatë rrugëtimit të vet ndryshojnë karakteristikat nga vendet ku krijohen. Këto masa ajrore shkaktojnë ulje të temperaturave në vendin tonë pavarësisht nga stina e vitit”, tha Tahirsylaj.

Temperaturat e ulëta si ato të sotmet pritet të jenë deri ditën e mërkurë.

“Prandaj, ka pas një ulje të temperaturave krahasuar me javën që e lam pas. Sot ka qenë -10 gradë celsius, këto masa kanë gjatë ditës së sotme, nesër e pasnesër deri të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë të qëndrueshme por jo në nivelin ekstrem”, tha Tahirsylaj.

Profesori Tahirsylaj tha se edhe muaji mars do të jetë stabil.

“Temperaturat, -5, -8, të lartat 2 gradë, nga e mërkurja do të ketë ngritje enorme të temperaturave maksimale të cilat do të jenë deri në fund të javës. Bora e cila ka rënë është normale, jemi në stinën e dimrit. As muaji mars nuk është stabil”.

(Kosova Sot)