Ndërron jetë pacienti, i cili zvarritej ne korridor dhe nuk iu ofrua ndihma nga QKUK-ja (Foto/Video)

  • 02 March 2019 - 18:23
Ndërron jetë pacienti, i cili zvarritej ne korridor dhe nuk iu ofrua ndihma nga QKUK-ja (Foto/Video)

Të moshuarit me iniciale A.H i cili para një muaji nuk iu dha ndihma e parë në QKUK për shkak të grevës sipas raportimit të mediave, dhe një videoje e cila bëri bujë në rrjetet sociale, ka ndërruar jetë sot, shkruan gazeta " Kosova Sot Online". 

 

Rikujtojmë edhe njëherë reagimin e SHSKUK-së, pas shumë kritikave që mori lidhur me mos trajtimin adekuat të pacientit në fjalë.



Në njoftimin e këtij institucioni, thuhet se pacienti me inicialet A.H. është trajtuar më parë në Klinikën Emergjente.

Reagimi i plotë:


Pacientit A.H, i është ofruar disa herë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së,  dëshiron të sqaroj opinionin në lidhje me rastin të moshuarit, filmimet e të cilit kanë dalë mbrëmë në media.

Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019,  në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.H.  I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike.

Pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Pacienti A.H. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë.

Kjo nuk është hera e parë që pacienti A.H. merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në muajin tetor të vitit 2018, i njëjti është shtrirë për disa ditë edhe në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ku ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të gjithë këto dëshmi të mjekëve i vërtetojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Image

 

(Kosova Sot)