Profesori amerikan tregon dy presidentët e fuqishëm që nxitën largimin e “Bondsteel” nga Kosova

  • 04 March 2019 - 14:15
Profesori amerikan tregon dy presidentët e fuqishëm që nxitën largimin e “Bondsteel” nga Kosova

Alon Ben-Meir, profesor amerikan dhe ekspert për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me raportimet e fundit në Kosovë lidhur me largimin e trupave amerikane nga Kosova.

Ai thotë se krejt kjo propagandë është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk, Rexhep Tajip Erdogan.

"Lajmi se "#US kërcënon tërheqjen e trupave nga #Kosova nëse taksa nuk pezullohet", është një lajm i rremë i nxitur nga ata që do të përfitojnë nga ky problem taksash. Jam i sigurtë që e keni menduar mirë - aktorët e njohur të korruptuar - # Putin dhe #Erdogan”, ka shkruar Profesori Alon Ben-Meir në faqen e tij në facebook, përcjellë “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)