Akuza të rënda për Baton Haxhiun: Ja ku po i merr paratë për ndarjen e Kosovës, Thaçi-Rama-Vuçiq po...

  • 12 March 2019 - 14:36
Akuza të rënda për Baton Haxhiun: Ja ku po i merr paratë për ndarjen e Kosovës, Thaçi-Rama-Vuçiq po...

Njeriu që po e përkrah Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin që Veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, Baton Haxhiu, e që në Kosovë njihet për lidhjet e tij me Serbinë, si dhe bashkëpunëtor i shefit të UDB-së serbe në Kosovë, Jovica Stanishiq, po ‘dalldiset’ në Kanalin e Panamasë, vend ky i njohur për fshehjen dhe pastrimin e parave, thonë analistët kosovarë.

Por, Haxhiu këto ‘pushime’ nuk po i kalon vetëm. Nga fotot e publikuara, me të shihet edhe gazetari Blendi Fevziu dhe biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane.

Lexo edhe këtë: Akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut për lidhjet me Serbinë: Kështu ishte marr vendimi të vritej nga UÇK-ja për tradhti

Analistët, këto pushime  të Baton Haxhiut në Panama, në vendin e njohur për pastrimin e paravepo i shohin me dyshim, dhe paralajmërojnë rrezikun për krijimin e ndonjë kompanie të  tipit të ABRAZEN të Blerim Devollit, apo si Seine Grup, kompani kjo e Shkelqim Devollit e regjistruar në parajsën tjetër fiskale BRITISH VIRGIN ISLAND, dhe që për drejtor dhe agjent të regjistruar e ka Baton Haxhiun.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi thotë se Baton Haxhiu është përfituesi më i madh ekonomik në Kosovën e pasluftës.

Image
Faik Krasniqi

“Falë politikanëve të sotëm në Kosovë e Shqipëri, ky njeri përveç që ka përfituar ekonomikisht, është njeriu që ka ndikim të madh politik në të dyja shtetet shqiptare. Të gjithë i dimë lidhjet e tij me UDB-në serbe. Tashmë një shtet si Panamaja është e njohur për pastrim parash që bëhen nga politikanë, biznesmen, dilerë të drogës e sportistë të ndryshëm. As politikanë e biznesmen shqiptarë nuk janë imun që pastrojnë paratë në këtë shtet”, është shprehur Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, këto para të pista po përdoren nga Baton Haxhiu për të realizuar projektin e ndarjes së Kosovës.

“Panamaja është shtet parajsë për pastrimin e parave të pista. Por, çfarë është më e keqja këto para po përdoren nga Baton Haxhiu për të realizuar projektin e ndarjes së Kosovës, me ideator Thaçi-Rama-Vuciq. Ky njeri është i rrezikshëm për ekzistencën e Kosovës dhe Shqipërisë si shtete pa ndikim nga Serbia dhe Rusia, sepse do të përdoret gjithmonë për interesa të linjës sllave Beograd-Moskë!”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi. Edhe përkundër telefonatave të bëra Baton Haxhiut, ai nuk është përgjigjur për t`i dhënë gazetarit përgjigje në akuzat publike të bëra të analistëve.

(Kosova Sot)