Vëllezërit Geci i përgjigjen Thaçit për kërkimfaljen: Ja edhe kush duhet ta thotë të vërtetën

  • 13 March 2019 - 16:17
Vëllezërit Geci i përgjigjen Thaçit për kërkimfaljen: Ja edhe kush duhet ta thotë të vërtetën

Vëllezërit Geci, përmes një komunikate kanë reaguar lidhur me kërkim faljen që Presidenti, Hashim Thaçi u bëri lidhur me komunikatën numër 59.

“Sqarimi dhe kërkim falja që bëri presidenti Zt. Hashim Thaqi për këtë komunikatë ka hapur rrugën për ta zbuluar të vërtetën e vonuar të 20 viteve më parë. Te paktën tani është thënë e vërteta për familjen tonë dhe vëllaun tonë dhe kjo shkarravinë e ashtuquajtur “komunikatë” është hedhur poshtë, dhe deklarata e Presidentit do ta ndihmojë drejtësinë dhe prokuroritë relevante të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagimin e vëllezërve Geci, përcjellë "Kosova Sot".

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR SHTYP

“MË MIRË VONË SE KURRË!”

Të nderuar qytetarë,

Me datën 13.02.2019 në televizionin shtetëror të RTK-së, Hashim Thaçi dha një deklaratë lidhur me komunikatën nr.59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e botuar në gazetën “Bota e Re.

Me datën 31.10.1998 ku vëllaun tonë Ganiun e denojnë me vdekje dhe familjen tonë u munduan ta fyejnë ta denigrojnë, njollosin, e vrasin me kësi lloj komunikatash të fëlliqura.

Pas botomit të ksaj Komunikate vëllau ynë Fadil Geci kishte shkuar në shtëpin e Haxhi Thaqit për te kerkuar sqarime nga babai i Hashim dhe kishte takuar edhe vëllaun e madh Gani Thaqin me te cilet ishte marr vesh qe brenda nji muaji te sqarohet puna e kësaj kumunikate ,por sqarimi nuk ndodhi deri me dat 13.02. 2019.

Ketë komunikatë me datën 05.11.1998, Shtabi i Drenicës me në krye Sami Lushtakun, Bashkim Jasharin, Ilaz Kodren, Nuradin Lushtakun, Jetullah Gecin etj. e hodhën poshtë por deri me datën 13.02 2019 askush nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk u distancua.

Lexo edhe: Reagimi i SHBA-së, vjen akuza e rëndë për Thaçin

Si pasojë e mos zhvleftësimit te kësaj komunikate me datën 19.10. 2001 janë vrarë dy shokët tonë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati, është plagosur rëndë vëllau ynë Ganiu dhe pa plagë shpëtoj Shani Geci.

Ne familja jonë kerkojmë nga të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshem UÇK-së të japin deklaratat e tyre sa i përket kësaj komunikate sepse nga deklarimet e disa ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm u krijua konfuzion me deklaraten e presidentit të shtetit.

- Shtrohet pyetja kush paska qenë Shtabi i Përgjithshëm?

Azem Syla në vitin 2011 ka folur ndryshe!
Sylejman Selimi foli ndryshe!
Hashim Thaçi po flet ndryshe !
Jakup Krasniqi po flet ndryshe!
Bardhyl Mahmuti po flet ndryshe!
Muhamet Kelmendi po flet ndryshe!Ibrahim Kelmendi po flet ndryshe!

Ne besojmë se Sylejman Selimi ka mbetur borxh ta thotë edhe të vërtetën e datës 19.10.2001 sepse edhe me datën 18 dhe 19 tetor 2001, Gani Geci, Besim Dajaku dhe Shani Geci ishin argat të Sylejman Selimit, pra me datën 19 Tetor pas takimit që kishin në restaurant “Pëllumbi” në Prishtinë, kishin lënë një takim në orën 21:00 në shtëpinë e Shani Gecit, ndërsa rreth orës 20:05 minuta ishte kryer atentat kundër vëllaut tonë dhe shokve te ti. Ku mbetën të vrarë Bekim Kastrati (gazetar i gazetës ”Bota Sot”) dhe Besim Dajaku (truprojë i presidentit Ibrahim Rugova), ishte plagosur rëndë vëllau ynë Gani Geci ndërsa Shani Geci fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë plagë.

Sylejman Selimi atë natë dëshironte të bënte një prononcim për gazetën “Bota Sot” dhe për këtë arsye vëllau ynë e kishte marrur Bekim Kastratin në shtëpinë e tij në fshatin Polluzhë, diku rreth orës 19:50 min. Besojmë se Sylejman Selimi për herë të parë do ta tregoj të vërtetën e datës 18 dhe 19 tetor 2001.

Ne vëllezërit Geci ftojmë Prokuroritë relevante të Republikës së Kosovës qe ta zbardhin të vërtetën konfuze të komunikatës nr.59 dhe atentatin e datës 19.10.2001 mbi shokët tanë.

Sqarimi dhe kërkim falja që bëri presidenti Zt. Hashim Thaqi për këtë komunikatë ka hapur rrugën për ta zbuluar të vërtetën e vonuar të 20 viteve më parë.

Te paktën tani është thënë e vërteta për familjen tonë dhe vëllaun tonë dhe kjo shkarravinë e ashtuquajtur “komunikatë” është hedhur poshtë, dhe deklarata e Presidentit do ta ndihmojë drejtësinë dhe prokuroritë relevante të Republikës së Kosovës.

Ndoshta edhe deklarata e ish anëtarëve të SHP të UÇK-së mund të ndihmojnë drejtesinë!

Ne edhe më herët i kemi ditur dhe i kemi thënë këto që tani po thotë presidenti Thaçi ,se gjatë luftës kanë ndodhur abuzime në emër të luftës dhe janë lëshuar komunikata edhe nga Banhofet, nga individet keqbërës brenda Shtabit te UÇK -es që kanë fyer dhe denuar me vdekje njerëz, duke filluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova dhe shumë të tjerë.

Kërkim faljen e Zt. Hashim Thaqi e konsiderojmë më mirë vonë se kurrë, qoftë edhe pas 20 viteve të zbardhet e vërteta. 
Ne ashtu sikur deri më tani do t’i kërkojmë që abuzuesit që kanë manipuluar me emërin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së te dalin para drejtësis.

Me respekt të veçantë,
në emër të 7 Vëllezërve Geci nga Llausha, Halil Geci

(Kosova Sot)