Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ Thaçin me akuza, tregon me emra dëshmitarët që i bleu

  • 14 March 2019 - 18:17
Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ Thaçin me akuza, tregon me emra dëshmitarët që i bleu

Në ditën kur u bë rivarrimi i kolonel, Ahmet Krasniqit, ish deputeti i LDK-së dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Geci e kishte akuzuar rënë për vrasje Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Madje, Geci kishte paralajmëruar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit, të cilin e akuzonte për vrasjet politike që kishin ndodhur në Kosovë, si dhe atentatin ndaj tij, ku mbetën të vdekur edhe dy shoket e tij, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

Përveç kësaj, Geci e akuzonte Thaçin edhe për komunikatën famëkeqe numër 59 të lëshuar kundër Gecit gjatë luftës nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

E nuk vonoi shumë, dhe Thaçi në njërën nga intervistat e tij, pas 20 vitesh i kërkoi falje Gani Gecit dhe familjes së tij për këtë komunikatë, që sipas tij është lëshuar nga ‘banhofat’ e Zvicrës duke abuzuar me UÇK-në.

E gjatë ditë së djeshme, për herë të parë kanë reaguar edhe vëllezërit Geci, të cilët i kanë bërë thirrje prokurorisë që ta zbardhë të vërtetën për komunikatën 59.

Lexo edhe: A i frikësohet Mali i Zi korrigjimit të kufijve, flet Milo Gjukanoviq

Por, sipas analistëve dhe njohësve të zhvillimeve politike në vend, Thaçi nga frika e Gjykatës Speciale dhe që Geci të mos dëshmojë kundër tij, i kërkoi falje familjes Geci.

Sipas tyre, synimi i Thaçit është që ti’ blejë në këtë mënyrë dëshmitarët potencialë kundër tij në rast se akuzohet nga Specialja, qoftë me dekorata, qoftë me kërkim falje apo edhe me para.

E të njëjtin mendim e ka edhe ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK), Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

 

Ai për “Kosova Sot”, thotë se kërkim falja e Thaçit është tallje me viktimat e tij.

“Sikurse tentimi i presidentit Thaçi  apo bërja be me Kuran me 124 pleq (janë vetëm 24 pleq) për rastin e vrasjes së atdhetarit Haki Imerit, por edhe kinse kërkim falja e Hashim Thaçit ndaj familjes atdhetare të Gani Gecit për komunikatën vrastare numër 59 nga Shtabi i Përgjithshëm janë tallje e Presidentit. Çka me mendu një njeri i thjesht kur vet presidenti i kthehet Kanunit të para 5-6 shekujve me kërkim falje e me beja me pleq e me kuranë e bibla. A jemi ne Kosova shtet, a kemi ligj e prokuror, a kemi ligj ne pse mos mu marr me gjurmimin e  vrasjet  ligji, gjykata, pse presidenti mos mu thirr me jep përgjegjësi dhe deklaratë për ata çka e din vet para gjykatës? Bëhet pyetja kush do t’i kërkon falje familjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut të vrarë në të njëjtën prit kur ishte plagosur Gani Geci”, thotë Miftari për “Kosova Sot”.

Sipas tij, shumë prokurorë dhe gjyqtarë në Kosovë kanë punuar për Thaçin, në mënyrë që t’i eliminojnë dëshmitarët potencialë kundër Presidentit.

“Bëhet pyetja po me pat arrit vrasësit me vra Gani Gecin dhe Esat Gecin në një prit tjetër a ju kish kërku sot falje presidenti dhe mos me qenë konpromitimi i tij dhe frika nga Gjykata Speciale pasi presidenti ka në dorë  edhe shumë mëkate tjera për vrasje tjera. Hashim Thaçi kurrë për jetë nuk i kish kërkua falje askujt, as familjes Geci. Mos harrojmë se gjykata dhe sidomos prokurorët që disa vite rresht kanë punuar jo për ligjin e për Kosovën, por kanë punuar vetëm për Presidentin Thaçi duke ja hekur me rend gjithë dëshmitarët dhe kundërshtarët që munden me akuzu publikisht por edhe me akuzu në Gjykatën Speciale ndërkombëtare një lojë të tillë kanë tentuar të ma bëjnë edhe mua tandemi i kryeprokurorëve Millaku-Hoxha por nuk ju ka pat sukses misioni privat i urdhëruar nga vetë presidenti”, thekson më tej ish agjenti i SHIK-ut.

Miftari më tej ka treguar edhe me emra ata që siç thotë ai, Thaçi ua bleu dëshminë e tyre.

“Por shumicën e rasteve kanë pat sukses mos harrojmë blerjen e dëshmisë me post ministror të Gjergj Dedës, apo blerjen e dëshmisë të A. Krasniqit, apo blerja e  dëshmisë e J.Kastratit që ishte mbajt në burg gjatë luftës, apo të shpalljes dëshmor e hero të atdhetarëve si Haki Imerit apo të ministrit  Ahmet Krasniqit, apo Behadin Hallaqit, Shaban Shalës...... edhe pse akuzohet vetë presidenti si doras i vrasjes në këtë rast këto janë tentim me i humb gjurmët, me ble kohë dhe me hudh fajin te ish shokët e vet. Edhe rasti i kërkim faljes të familja të Gani Gecit për komunikatën 59 para disa kohesh një herë bashkë me Kadri Veselin e Azem Sylen por edhe tani  dy herë radhazi kërkon falje është vetëm tallje me viktimat e tij dhe tentim mej ik përgjegjësisë së vetë negative që e kishte gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe Shqipëri”, nënvizon ai.

Për fund, Miftari ka deklaruar se deklarata e Thaçit se komunikata 59 është shkruar nga ‘banhofi’ është një gënjeshtër dhe mashtrim i tij i radhës.

“Tentimi i Thaçit se kinse komunikatën numër 59 e lëshuar nga banhofi nga njerëzit e pa përgjegjshëm për  me kompromitu dhe me keqpërdor UÇK-në është gënjeshtër le të tregon kush janë ata njerëz por kjo është vetëm përrallë e radhës siç është krejt e rrejshme krejt  lufta e të bëmat heroike të  Thaçit me disa shokë të tij të tjerë pasi i vetmi heroizëm i tyre ishte komplet manipulim me luftë me para për luftë për me u pasuruar dhe me ardhë në pushtet me çfarëdo çmimi shpesh duke e ndihmuar nga UDB-ja por edhe me ndihmën e shërbimeve tjera sekrete armiqësore ndaj Shqiptarëve duke vrarë e etiketuar cdo konkurrent që do t’i dilte Hashim Thaçit dhe klanit të tyre para. Edhe loja me nda Kosovën me bashkëpunim me Serbinë dhe Vuçiçin është tentim për me shpëtuar vetveten nga krimet e Heroizmat e të kaluarës”, përfundoi për gazetën “Kosova Sot”, Naim Miftari, ish agjenti i SHIK-ut.

(Kosova Sot)