Raporti, SHBA ‘godet’ pushtetarët kosovar

  • 14 March 2019 - 19:36
Raporti,  SHBA ‘godet’ pushtetarët kosovar

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po vazhdon Kosova të përballet me korrupsion masiv dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet pika më e dobët e shtetit? Si i ka fshikulluar autoritetet e inkriminuara  kosovare, Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, duke nxjerrë si problem kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në Qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve etj? Si e vërteton edhe ky raport i DASH-it, se sfidë e patejkaluar është edhe më tutje korrupsioni në institucionet e shtetit të kriminalizuar?

Departamenti amerikan i Shtetit thekson se ligji në Kosovë parashikon dënime penale për zyrtarët që kryejnë vepra korruptive, porse Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Sipas raportit, zyrtarët, nganjëherë janë angazhuar në praktika korruptive pa u ndëshkuar fare. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kanë kontribuar në këtë problem. A është bërë i zakonshëm pushteti i inkriminuar në Kosovë dhe a është drejtësia e kapur nga politika “garanci” për jetëgjatësinë e korrupsionit? Pse sa më kriminal bëhen pushtetarët, aq më e errët është situata e të drejtave të njeriut?  A është edhe ky raport, shuplaka e radhës e SHBA-së ndaj Qeverisë, presidentit dhe drejtësisë së ndikuar nga politika, respektivisht direkt nga interferuesit siç janë Presidenti me njerëzit e tij dhe Qeveria përmes ministrit të drejtësisë Tahiri, dhe jo vetëm!?

Lexojeni të përditshmen kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.