Çelaj:Zëvendësministra shumë, por s’do të thotë që se kanë 'dëshmuar' vetën

  • 14 mars 2019 - 23:17
Çelaj:Zëvendësministra shumë, por s’do të thotë që se kanë 'dëshmuar' vetën

Zëvendësministri i Integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se fakti që ka shumë zëvendësministra nuk do të thotë që ata nuk janë produktivë.

Ai ka thënë se megjithatë dallimi nuk është i madh me numrin e zëvendësministrave në ekzekutivin e mandatit të kaluar.

“Unë pajtohem që numri i zëvendësministrave është  i madh. Diferenca e zëvendësministrave nuk është e madhe në krahasim me qeverinë e kaluar”, ka thënë ai.

“Ka ministri që i kanë nga dy, ka ministri si kjo ku jam unë ku vetëm unë jam zëvendësministër. Numri i madh i zëvendësministrave nuk nënkupton që nuk janë produktivë. Performansa duhet të matet me parametra të tjerë”, ka vlerësuar Çelaj.

“Të gjithë treguesit për Qeverinë janë se nuk mund të mohohet puna dhe progresi”, është shprehur ai.

 

(Kosova Sot)