Anton Quni flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

  • 14 March 2019 - 23:41
Anton Quni flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur lidhur me kërcënimet e fundit që po bëhen nga Serbia drejt Kosovës për luftë apo ndonjë sulm të mundshëm .

Quni si i ftuar  ka thënë se këto janë vetëm deklarata politike dhe se nuk mund të bëhet kurrë asnjë sulm ndaj Kosovës.

 “ Nuk ka asgjë serioze nga këto kërcënime. Këto janë vetëm deklarata sa për të nxitur debate. Migat që po i reklamojnë, janë vetëm për mbrojtje nga ajri po nuk janë për sulme”

“Nëse ata marrin ndonjë ofensive apo diçka do të marrin përgjigje nga NATO dhe KFOR-i”.

“ Serbia është duke kaluar në një situatë të rendë politike dhe deklarimet për sulme ose kërcënime ndaj Kosovës behën për poenë politike”.

 

(Kosova Sot)