Terroristi përdori pesë armë për të kryer vrasjet në xhami

  • 15 mars 2019 - 22:47
Terroristi përdori pesë armë për të kryer vrasjet në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka konfirmaur se i dyshuari kryesor që kreu vrasjet në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin.

”Kishte pesë armë të përdorura nga autori i krimit”, ka thënë ajo.

Më tej Ardern ka thënë se dorasi është një 28 vjeçar nga Australia dhe se kishte licencë për përdorim të armëve.

Pas këtij akti, Jacinda Ardern, ka thënë se ligjet e Zelandës së Re për armët do të ndryshojnë.

(Kosova Sot)