Mehmeti me akuza të rënda për vrasjen në Suharekë: Ja kush e vrau të riun

  • 17 March 2019 - 19:51
Mehmeti me akuza të rënda për vrasjen në Suharekë: Ja kush e vrau të riun

Analisti politik, Faton Mehmeti, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me vrasjen e një të riu në vendin e tij të punës në Suharekë, vrasje për të cilën është arrestuar një rreshter i policisë së Kosovës.

“Vrasja e sotme nga rreshteri i policise eshte pasoje e politikes, konkretisht ndikimit tek policia.Rreshteri ne fjale ishte nga AAK, nje grupacion i njerezve te kazinove, tregtise me arme dhe haracit.Edhe ne Ferizaj, jane shtuar kazinot qe jane te lidhura direkt me kryetarin e deges se AAK ne Ferizaj, njeheresh zv.minister. Te riun qe punote ne kaziono sot e vrau politika, respektivisht AAK.Duke lene tre femije jetime, politika e AAK deshmon se po na vret cdo dite nga pak.Ketu nuk perjashtohet as PDK dhe NISMA, qe kane mbushur cdo institucion me gangstere.Dikur kishim frike nga Serbia, sot nga partite ne qeverine e sotme”, ka shkruar Mehmeti në faqen e tij në facebook, përcjellë “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)