Politikanët e inkriminuar shkatërrojnë Kosovën, invalidi i UÇK-së i akuzon rëndë

  • 18 March 2019 - 19:23
Politikanët e inkriminuar shkatërrojnë Kosovën, invalidi i UÇK-së i akuzon rëndë

Pushtetarët, por edhe opozitarët iu drejtohen shpesh të rinjve që të mos lëshojnë Kosovën. E lidhur me këtë, neser në “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se çfarë bënë këta politikanë të inkriminuar që populli të mos ikën jashtë vendit? Si mund të ndalen të rinjtë të ikin nga Kosova, kur në vendin tonë nuk ka asnjë perspektivë, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka zhvillim ekonomik, dhe në këtë shtet mund të punësohen njerëzit vetëm me lidhje nepotike, militanteske e kriminale, edhe atë në çdo sektor publik?

Si iu drejtua ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani invalid, Feim Krasniqi përmes një letre tejet emocionuese politikaneve kosovare, duke rrëfyer se si djali i tij ende pa i mbushur 17 vite,  bashkë me 13 të rinj, morën rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë? Si po i akuzon ish-ushtari i UÇK-së, politikanët kosovarë Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, se në Kosovë po bëhet krimi i madh dhe i pyet deri “kur doni mi rrejt popullatën e shkretë a s’po ju vjen marre për postet që i mbani në këtë qeveri? Gjysma e Kosovës veç iku edhe sa e sa do të ikin ditëve në vijim? Për çka luftuam, për çka e dhanë jetën dëshmorët, për çka ne luftëtaret i dhamë gjymtyrët e trupit? Po, me pasuru juve e mu ba milionerë, aaaaa e mi shkollu veç fëmijët e juaj, aaa turpi ju mbuloftë qysh ju ka mbulu, po s’po e shihni ende, po keni me pa ju betohem… Gjithçka e keni fëlliqur. Deri kur kështu? Veç mos harroni se ka me ardh nji ditë shpejt dhe do t’ju vejn marre me dalë edhe ne rrugë se çka i bëtë kësaj Kosove të mjerë. Pra e di se shumë kush i ka këto bindje për ju, po ata po heshtin, por nji ditë do të eksplodojnë të gjithë sepse s’do t’mujn me duru më kurrë. Në jetën time se kam mendu se do t’i përcjelli djemtë për rrugëve të Evropës. çka me vyn mua jeta sot ku dy djemtë ikën në Evropë?... Sot, ne lirinë e Kosovës, në pavarësinë e Kosovës, të ikin rinia e te dalin rrugëve të Evropës. Kosova shumë shpejt do te jetë veç në pleq. Ju bej thirrje Pushtetarëve, Politikajve, Komandantave e Gjeneralave, se veç për sy e faqe janë tuj punu edhe për gjepa të vet, hapni sytë se Kosova mbaroj,” thuhet në letrën e ish-ushtarit të UÇK-së drejtuar pushtetarëve. Si ka degraduar shteti i Kosovës nga kjo klasë politike e pasluftës, përfshirë edhe pushtetarët aktualë në të dyja nivelet e qeverisjes, të cilët e shkatërruan deri në rrënjë Republikën e Kosovës, duke u bërë milionerë, duke vjedhur e zhvatur, duke bllokuar e shantazhuar këdo që nuk është pjesë e klaneve të tyre kriminale, duke mos lejuar sundimin e ligjit si dhe duke e zyrtarizuar shtetin si oazë të krimit të organizuar, prej ku ikin popullata, ngjashëm si në Venezuelë?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.