Halimi: Njerëzit e kanë humbur besimin se mund të gjejnë punë

  • 21 March 2019 - 14:23
Halimi: Njerëzit e kanë humbur besimin se mund të gjejnë punë

Eksperti i ekonomisë, Sejdi Halimi, është shprehur për gazetën “Kosova Sot“ se papunësia në Kosovë jo që është mbi 20 për qind, por shifrat e të papunëve arrijnë mbi 60 për qind.“Kjo sepse qytetarët me vite të tëra e disa edhe me dekada kanë qenë të lajmuar nëpër Entet e Punësimit duke kërkuar punë, të njëjtit e kanë humbur besimin se mund të gjënë punë dhe tash fare nuk po lajmërohen më si të papunë,veç e marrin rrugën e kurbetit. Ndaj e përsëris edhe një herë se edhe shifrat e ASK-së për papunësinë, që sillen prej 29 për qind dhe të në të cilat bazohet edhe BB-ja, nuk janë reale, sepse këto shifra janë të manipuluara nga ASK-ja“, ka theksuar ai.

Analisti Reshat Badallaj thekson se Kosova është ndër vendet e para në tërë Evropën që zë vendin e papunësisë, duke shtuar se bandat që e kanë kapur në dorë pushtetin, siç i quajti ai, gjatë fushatës parazgjedhore dhanë vetëm premtime boshe, mashtrime dhe rrena, kinse do ta luftojnë papunësinë dhe do të hapen shumë vende pune, bile këta shkuan aq larg sa thoshin se do të hapin deri në 500.000 mijë vende pune dhe në fakt nuk doli as përafërsisht ashtu, sepse e kishin vetëm për vota.

Lexo edhe: Shteti në dorën të familjarëve të pushtetarëve, kushërinjve, dajave e tezeve

“Ç’është e vërteta, kjo bandë nga majat e shtetit i punësuan vetëm anëtarët e familjeve të tyre dhe atë në ato dikastere ku merrnin rroga si në Perëndim dhe ia kthyen shpinën popullit e i lanë të pashpresë fare që rrugën e ikjes e gjejnë si shpëtim. Dhe, jo vetëm kaq, por këta kryebanditë që e kanë kapur shtetin, nga paratë e majme që marrin, të gjithë fëmijët i shkolluan ose në universitete private ose jashtë shtetit. Këta janë të sëmurë vetëm për pushtet dhe për hajni.

(Kosova Sot)