Hertica: Është dhembje e madhe të mbyllesh pragun e shtëpisë

  • 21 March 2019 - 14:27
Hertica: Është dhembje e madhe të mbyllesh pragun e shtëpisë

Analisti Ali Hertica thekson se është e dhimbshme që familjet kosovare, të lodhura nga skamja e denigrimi social nga kjo kastë e brishtë politike, ku qytetari ka humbur të gjitha shpresat për një të ditë më të mirë në shtetin e lirë, po merr botën në sy."Kjo kastë politike po e çnjerëzon dhe po e dëmton psikologjikisht qytetarin e ju dha besimin matrapazëve politikë...

Është dhembje e madhe të mbyllësh pragun e shtëpisë, për një shprese të re në vende të panjohura.Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet shkollimi në vendin ku kanë lindur, ku mësuan fjalën shqipe, nënë, e nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës. Qytetarët e Kosovës nuk po ikin nga dëshira për një jetë luksoze, por për mbijetesë", është shprehur ai.

Lexo edhe: Politika vrau ëndrrat e qytetarëve, i madh e i vogël ikin në Perëndim

Hertica thotë se zbrazja e Kosovës është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por, për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup politikanësh e kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë dhe ata kanë paga të majme, rreth 2,500 euro, ndërsa fëmijët e një pjese të qytetarëve nuk kanë as gjërat elementare për jetë", theksoi analisti Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)