Protesta para Policisë, reagon ministri Lleshaj, akuza dhe një ftesë për qytetarët

  • 21 March 2019 - 14:38
Protesta para Policisë, reagon ministri Lleshaj, akuza dhe një ftesë për qytetarët

Nderkohe qe opozita proteston para Drejtorise se Policise, ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka dale me nje reagim te fundit. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Twitter, ministri akuzon duke thene se “Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit”.

Ai u eshte drejtuar edhe me nje ftese qytetareve, te jene ne krah dhe ne mbeshtetje te policise ne detyren e saj kryesore qe eshte lufta kunder krimit.

Reagimi i Lleshajt 

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Lexo edhe: Tragjedi e rëndë me 9 të plagosur, humb jetën në spital 18-vjeçarja shqiptare

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.

Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH.

(Kosova Sot)