Kur Mogherini thoshte se pas demarkacionit liberalizohen vizat

  • 21 March 2019 - 14:57
Kur Mogherini thoshte se pas demarkacionit liberalizohen vizat

Demarkacioni i bëri një vjet prej kur u ratifikua, ndërsa Bashkimi Evropian, që premtonte liberalizim të vizave, nuk e ka ndërmend të lirojë kosovarët të udhëtojnë pa viza.

Një vjet më parë në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pas tri vjet bllokade.

Demarkimin i kufirit premtonte liberalizim të vizave, e këtë e kishin thënë të gjithë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Tëitter, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, kishte paralajmëruar liberalizimin e vizave, menjëherë pas në Kuvend u ratifikua marrëveshja.

“Lajm i mirë nga Prishtina: rafitikimi i marrëveshjes së shënimit të kufirit me Malin e Zi. Kosova ecën përpara për liberalizmin e vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e saj”, kishte shkruar Mogherini.

Lexo edhe: Detajet/ Si u ekzekutua me 20 plumba biznesmeni 33-vjeçar, dyshimet për autorin

Mirëpo edhe një vjet pas ratifikimit të Demarkacionit, Kosovës nuk i janë hequr vizat, e nuk ka asnjë afat kohor se kur kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza. 

(Kosova Sot)