Shokët e 7-vjeçarit nga Lipjani vendosin lule në vendin ku u vra i mituri

  • 22 March 2019 - 08:00
Shokët e 7-vjeçarit nga Lipjani vendosin lule në vendin ku u vra i mituri

Derisa po kthehej nga shkolla të enjten, një shtatë vjeçar nga komuna e Lipjanit që jetonte me familjen në Basel u ther me thikë nga një 75-vjeçare në mes të rrugës.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:45, kur i mituri ishte duke u kthyer nga shkolla. Sulmi ndodhi 200 metra larg nga shkolla.

Pak pasi ndodhi sulmi, djaloshi u dërgua në spital mirëpo nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, janë vendosur qirinjtë dhe lule nga shokët e 7-vjeçarit.

(Kosova Sot)