Konjufca kërkon nga Qeveria heqjen e koncept dokumentit për lojërat e fatit

  • 22 March 2019 - 12:35
Konjufca kërkon nga Qeveria heqjen e koncept dokumentit për lojërat e fatit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, që ta kthejë prapa koncept dokumentin për lojërat e fatit ku thuhet se përmes hapjes së tyre do të ulet papunësia dhe do të ndalet edhe dhuna në familje.

“Ky konceptdokumenti i qeverisë për kazino është i mjerueshëm, papunësia nuk ulet duke hapur sa më shumë lojëra të fatit dhe kazino. Në këtë koncept shkruan që kazinot e ndalin edhe dhunën në familje, kush ka mujt me shkru këtë fjali, kush është ai ekspert, kjo është për gjynah. Kjo tregon çfarë koncepti ka qeveria për familjen”, ka thënë Konjufca.

Në fjalën e tij ne seancën e sotme që po zhvillohet për pezullimin e kazinove, Konjufca e mirëpriti iniciativën për të diskutuar për këtë çështje megjithëse sipas tij është pak me vonesë.

“Edhe pse me vonesë është mirë që po flasim për këtë temë, por më e keqja është që po flasim vetëm kur njerëzit po humbin jetën”, ka thënë Konjufca.

Konjufca përmendi si shqetësim frikën e gjyqësorit për ti hetuar këto kazino, ai u shpreh se frika e prokurorëve ka vetëm një shpjegim se këto kazino mund të kenë lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit.

(Kosova Sot)