Sherifi: Lojërat e fatit duhet të mbyllen, por problemi nuk do të largohet si me shkop magjik

  • 22 March 2019 - 12:44
Sherifi: Lojërat e fatit duhet të mbyllen, por problemi nuk do të largohet si me shkop magjik

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se në parim e mbështet këtë rezolutë, mirëpo kjo nuk do të largohet si me shkop magjik, pasi tash përmes këtij vendimi ne do t’i detyrojmë vetëm të zhvendosen në ferma dhe shtëpi jashtë qendrave të qytetit.

“Lojërat e fatit do të vazhdojnë të qëndrojnë në mesin tonë, ne do të bëhemi gati që ajo mos të jetë në forma jo ilegale. Sepse ka njerëz që kanë krijuar varësi dhe do të shkojnë kudo që shkojnë. Vrasje ka pasur dhe më herët dhe le të ndalin në arë qe jemi marr vesh të mbështesim rezolutën dhe të mandatojmë Qeverinë që të marrin masat e duhura dhe të krijojmë kapacitete që ta ndalojmë me ligj…të jemi të vetëdijshëm që duke i marr këto vendime nuk mund të i zgjidhim këtë probleme”, tha Sherifi.

Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot)