Mediat zvicerane zbulojnë pse 75-vjeçarja e preu në fyt 7-vjeçarin shqiptar në Zvicër

  • 22 March 2019 - 13:16
Mediat zvicerane zbulojnë pse 75-vjeçarja e preu në fyt 7-vjeçarin shqiptar në Zvicër

Vrasja që ndodhi dje në Basel të Zvicrës, ka tronditur tërë vendin. U vra I.M nga Lipjani i Kosovës, vetëm 7-vjeçar. Krimin dyshohet se e ka kryer një 75-vjeçare, për të cilën mediat zviceranë po shkruajnë se është me probleme mendore

Blick.ch, ka shkruar se e dyshuara që kreu vrasjen e të voglit, 7 vjeçarit nga Kosova, është “mentalisht e paqëndrueshme”.

Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i ditur, por ajo që dihet deri më tani është se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin e bërë.

I.M është vrarë 200 metra larg shkollës ku sapo kishte përfunduar mësimin.

Tashmë dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen.

Nëna e cila nuk mund të mbaj lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.

Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.

(Kosova Sot)