Millosheviqi dogji dhe shkatërroi gazetën “Kosova Sot”, Thaçi me çdo kusht dëshiron t’ia fal Serbisë dëmet e luftës

  • 22 March 2019 - 18:47
Millosheviqi dogji dhe shkatërroi gazetën “Kosova Sot”, Thaçi me çdo kusht dëshiron t’ia fal Serbisë dëmet e luftës

Me 24 mars 1999, regjimi kriminel serb pasiqë kishte dënuar gazetën “KOSOVA SOT”, si dhe kishte ndaluar duke e konfiskuar në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën, pikërisht në ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, si cak të parë të shkatërrimit e zgjodhën gazetën “KOSOVA SOT” dhe shtypshkronjën në mbi 3000 metra katrorë, me pajisjet më të avancuara në rajon, ku përveç gazetës shtypeshin shumica ose mbi 8o% të librave shkollor e tere dokumentacioni pedagogjik shkollore: ditarëve, librezave, indekseve dhe materialeve tjera shkollore ne gjuhen shqipe. 

E lidhur me këtë, nesër do të lexoni shkrimin se për çfarë sundimi të ligjit mund të flitet në Kosovë, kur edhe pse regjimi i Milosheviqit dogji dhe shkatërroi mbi 5 milionë Euro pajisje të gazetës “KOSOVA SOT”, edhe pse kanë kaluar 20 vite, edhe pse në gjykatë është dorëzuar padia kundër Serbisë për dëme të luftës, qysh para 20 vitesh, e njëjta as që është marrë parasysh dhe as nuk është shqyrtuar seriozisht nga gjyqësori i instaluar me arsyetimin se nuk janë kompetent, duke na udhëzuar me Aktvendim që padinë ta dërgojmë në gjykatat e Serbisë në Beograd?

Si po tentojnë pushtetarët, Hashim Thaçi &Co, me çdo kusht që t`ia falin demet e luftës Aleksandër Vuqiqit të tyre? A është kulmi i hipokrizisë dhe papërgjegjësisë së institucioneve shtetërore tentimi që të falin dëmet e luftës që ka shkaktuar Serbia? Si ka mundësi që të falen dëmet e luftës dhe të mos bëhet asgjë për humbjet e mëdha të qytetarëve, por edhe të bizneseve si gazeta “Kosova Sot” që ka pësuar dëme milionëshe nga Serbia e kasapit Millosheviq e Vuqiq? Pse për 20 vite pas lufte, asnjëherë nuk pati dëmshpërblim për dëmet e luftës të bëra qytetarëve dhe bizneseve gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe djegien e shtypshkronjës së gazetës  “KOSOVA SOT” , ku vlera e demit vetëm në këtë rast kalon vlerën 5 milion euro, si dhe pse dhe askush nga sistemi i drejtësisë e shteti në përgjithësi nuk e mori mundimin që të kërkojë vendosjen e drejtësisë për krimin e ndodhur? A është bërë gjyqësori Kosovar bashkë me pushtetin, duke refuzuar paditë e dëmeve të luftës, palë me krimin e Milosheviqit, e jo mbrojtës të ligjit e drejtësisë së qytetarëve e bizneseve? Pse për gjithë këto vite “dialog” me Serbinë, e as tani me të famshmin ekip negociator, nuk kërkohet dhe kushtëzohet dëmshpërblimi i dëmeve të luftës?

A po sillen edhe tani 20 vite pas këtij krimit makabër të ish- qeverisë së Serbisë, si pushteti ashtu edhe drejtësia identik siç u sollën atëherë ish-pushteti kriminel serb, që para 20 viteve e ndaluan gazetën “KOSOVA SOT” pa procedurë gjyqësore dhe ia dogjën shtypshkronjën, ndërkaq tani pushtetarët e inkriminuar për shkak të politikës së pavarur editoriale të gazetës dhe kritikave ndaj të gjitha partive, po kërcënojnë gazetën edhe përmes “sekserëve te tyre” të ish-SHIK-ut me mbyllje të gojës ose qe gazeta të NDALOHET se botuari nga vet ne!!!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)