Isa Mustafa flet pas vendimit për ndalimin e lojërave të fatit

  • 22 March 2019 - 19:03
Isa Mustafa flet pas vendimit për ndalimin e lojërave të fatit

Kryetari u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mbylljen e lojërave të fatit. Ai në një shënim në Facebook ka përgëzuar deputetët për këtë vendim.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Përgëzoj GP të LDK-së dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit. Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën.

Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime. Një program ekonomik që gjeneron punësim.

Fati ynë buron në punën tonë.

(Kosova Sot)