Vdes një 27-vjeçar në Opojë, rrezohet nga kali

  • 22 March 2019 - 20:15
Vdes një 27-vjeçar në Opojë, rrezohet nga kali

Një 27-vjeçar ka vdekur sot në Opojë të Prizrenit pas një aksidenti teksa po kalëronte.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Admir Shala.

Ai ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.

Media mëson se personi që humbi jetën sot është Muhamer Mustafa nga fshati Brodosanë.

(Kosova Sot)