Trupi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicër varroset nesër në Gjilan

  • 22 March 2019 - 20:34
Trupi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicër varroset nesër në Gjilan

Shtatëvjecari kosovar i vrarë me thikë në Bazel të Zvicrës nesër varroset në Gjilan.

Zvicra është tronditur nga vrasja e 7-vjecarit kosovar, që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.

Familja e 7-vjeçarit ka treguar se trupi i pajetë i fëmijës sjellët në Kosovë nesër dhe varroset në Gjilan në orën 13:00.

Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur për gazetën, duke e cilësuar vrajsen si raciste.

Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës.

 Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.

Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore. 

(Kosova Sot)