Haradinaj: Festa e Sulltan Nevruzit, sinonim i ripërtëritjes së besimit te jeta dhe shpresa

  • 22 March 2019 - 20:39
Haradinaj: Festa e Sulltan Nevruzit, sinonim i ripërtëritjes së besimit te jeta dhe shpresa

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur urimet e tij për Festën e Sulltan Nevruzit.

“Ringjallja pranverore me lindjen e Imam Aliut është ditë e madhe e fisnikërisë për të gjithë besimtarët e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, sinonim i ripërtëritjes së besimit te jeta dhe shpresa”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Urimet më të mira për një fillim të ri në frymën e paqes, për të gjithë besimtarët shqiptarë të tarikateve, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit”.

Në vitin 2009, festa e Nevruzit si një traditë kulturore që ndiqet nga shumë vende të botës, është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore botërore.

Në 2010, kjo festë është organizuar në formë të përbashkët në selinë e OKB’së në Nju Jork me propozimin e vendeve si Irani, Azerbajxhani, Afganistani, India, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani, dhe është quajtur Dita Botërore e Nevruzit.

(Kosova Sot)