Vrasja e avokatit, vjen reagimi i parë nga politika

  • 22 March 2019 - 20:47
Vrasja e avokatit, vjen reagimi i parë nga politika

Ish- deputeti i PD-së në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi reagon për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Boçi shkruan se qyteti tashmë është nën terrorin e bandave.

Reagimi

ELBASANI I VRARË

Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.

Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.

Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.

Mesazhi është i qartë.

Nuk është thjesht larje hesapesh.

Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.

Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.

Po policia?!!!!

Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.

Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.

Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.

Krimi është partneri i saj më i çmuar.

Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.

Ka ardhur koha!

(Kosova Sot)