Indianët e kërkuar për mashtrim kanë pasaportë shqiptarë, Presidenca: Janë zbatuar procedurat ligjore

  • 22 March 2019 - 21:37
Indianët e kërkuar për mashtrim kanë pasaportë shqiptarë, Presidenca: Janë zbatuar procedurat ligjore

Presidenca shqiptare reagon në lidhje me dhënien e nënshtetësisë të shtetasve indianë Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara.

Persona këta që janë shpallur në kërkim nga India për mashtrim, ndërsa po investojnë në Shqipëri në fushën e ndërtimit.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare.

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”, njofton Presidenca.

(Kosova Sot)