Prokurori amerikan dorëzon raportin për Presidentin Amerikan: A është Trump agjent rus?

  • 22 March 2019 - 22:24
Prokurori amerikan dorëzon raportin për Presidentin Amerikan: A është Trump agjent rus?

Prokurori Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Muller, ka dorëzuar raportin e përgatitur për hetimet mbi dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Muller po përgadiste këtë raport që dy vjet, mbi dyshimet se Rusia ka ndihmuar Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton. Raportin e tij e ka dorëzuar te Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve.

Nuk është publikuar asnjë detaj rreth raportit të Mullerit, dhe nuk është e qartë se kur publiku do ta ketë mundësinë ta shoh atë. Raporti përfshinë akuza për 34 persona, përfshirë edhe Presidentin dhe njerëz nga administrata e tij.

Ky raport vjen pas një pritje të gjatë dy vjeçare, kur edhe Mullerit ju dha detyra nga zv.Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein për “ndonjë lidhje ose koordinim mes qeverisë Ruse dhe individëve nga të që punuan për fushatën e Trumpit. 

(Kosova Sot)