Digjet autobusi në rrugën Zhur – Prizren

  • 22 March 2019 - 23:28
Digjet autobusi në rrugën Zhur – Prizren

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë një autobus i një agjencioni turistik në rrugën Zhur – Prizren, por fatmirësisht askush nuk është lënduar, na njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.

“Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka marrë informatën se në Zhur të Prizrenit është kapluar nga zjarri një autobus i kompanisë “Adio Turs”. Ky autobus ishte i linjës së rregullt të udhëtimeve Dragash-Prizren-Beograd”.

(Kosova Sot)