Prokuroria hesht për kontratën me “Z- Mobile” dhe punësimet nepotike në PTK

  • 23 March 2019 - 07:52
Prokuroria hesht për kontratën me “Z- Mobile” dhe punësimet nepotike në PTK

Gashi: Krimi më i madh ekonomik i pasluftës, sigurisht që janë Devollët, pasi çdoherë iu ka qëndruar pushteti mbrapa

“Çka i thuhet ndryshe këtij krimi që ndodhi në Telekomin e Kosovës, që kryebanditët bënë batërdi, duke bërë kontrata për interesa të tyre personale, duke i trashur xhepat bashkë me bandën kriminale DEVOLLI me lloj-lloj kontratash të dëmshme për shtetin dhe për interesa të këtyre soj banditësh dhe kriminelësh, si ta zëmë me ‘Z-MOBILE’ dhe jo vetëm. Dhe, kësaj nuk i thuhet ndryshe, pos hajni e kulluar. Pra, ky rrjet i rrezikshëm kriminelësh janë pikërisht banda Devolli dhe grupi më kriminal në tërë Ballkanin, banditët e majave të shtetit,që nga Presidenca, Qeveria kuislinge dhe Kuvendi që kanë hise në këtë krim të organizuar”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, analisti Reshat Badallaj

Telekomi i Kosovës është shndërruar në tele-krimin e Kosovës. Kështu së paku thonë analistët dhe ekspertët e ekonomisë, për vetë faktin se po vazhdon punësimi në këtë kompani që është para falimentimit dhe për vetë faktin tjetër se Prokuroria mbyll sytë para krimeve të përditshme për 20 vjet me radhë, me theks të veçantë 11 vitet e fundit pas pavarësisë, kur edhe u konkretizua krimi i shekullit, e që është kontrata që realisht e fundosi Telekomin e Kosovës, pra kontrata me “Z-MOBILE”.

Eksperti i telekomunikacionit me famë ndërkombëtare, z.Ismet Hamiti , kishte vlerësuar se kontrata mes PTK-së dhe “Z-Mobile” është krijuar “për të plaçkitur shtetin” dhe për këtë arsye, sipas analistëve, përfitoi e plaçkiti Telekomin Blerim Devolli bashkë me pushtetarët, kryeministra e ministra, që ia mundësuan të përfitojë qindra miliona euro për dhjete vjet. Por, sipas analistëve, është e habitshme se si Prokuroria nuk guxoi të hapë rast seriozisht as sot e kësaj dite dhe të sjellë para drejtësisë nënshkruesit e kësaj kontrate që e dërguan PTK-në në falimentim. Ata shtojnë se me siguri Prokuroria po frikësohet të hapë rast për këtë kontratë kriminale, duke hedhur dyshime se ua ka mbyllur Blerim Devolli gojën partive politike dhe institucioneve, dhe jo vetëm, duke ua lagur fytin me para të pista.

Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale po “mrizojnë” dhe asnjëherë nuk ngriti aktakuzë kundër pushtetarëve dhe oligarkëve që e falimentuan PTK-në e të cilët sot gjenden në Presidencë e Qeveri dhe ua mundësuan pushtetarëve dhe oligarkëve të fitojnë qindra miliona euro të qytetarëve pa asnjë investim, por, përveç saj, as Prokuroria Speciale e as ajo e Shtetit nuk kthyen përgjigje në pyetjen e gazetës se a kanë bërë hetime dhe pse nuk u ngrit asnjë aktakuzë për të gjithë personat e përfshirë në këtë kontratë,siç po quhet nga ekspertët e fushës, "kontratë kriminale". Edhe përkundër pyetjeve drejtuar pronarit të ‘Z-MOBILE’, Blerim Devollit, ai nuk ka kthyer përgjigje për akuzat publike që po i bëhen nga analistët dhe njohësit e fushës së ekonomisë.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Kontrata e Telekomit me “Z- Mobile”, hajni e kulluar

Analisti Reshat Badallaj thekson për gazetën “Kosova Sot” se është tejet i bindur se jo vetëm Telekomi i Kosovës, por e tërë Kosova është shndërruar në krim të paparë pa më të voglin dyshim, sepse është në dorën e banditëve,hajnave, vagabondëve dhe kriminelëve shkuar kriminelëve, siç i ka quajtur ai, të cilët kanë kapur gjithçka. “Në Kosovë po vepron krimi i organizuar i kanaleve të nëntokës kriminale. Kur e them në dorën e kriminelëve, e them me përgjegjësinë morale, penale dhe juridike, pa pasur asnjë frikë fare.

A e dini se sa mashtrim, hajni ndodh çdo ditë, këtu e kam fjalën nga kryebanditët e pushtetit dhe kur ju shtohet edhe hajnia me kallashnikovë që vriten çdo të dytën ditë qytetarët, nga krimi shtetëror dhe nga krimi ekonomik po ashtu, i shkaktuar nga këta kriminelë. Çka i thuhet ndryshe këtij krim që ndodhi në Telekomin e Kosovës, që kryebanditët bënë batërdi duke bërë kontrata për interesa të tyre personale, duke i trashur xhepat bashkë me bandën kriminale DEVOLLI me lloj-lloj kontratash të dëmshme për shtetin dhe për interesa të këtyre soj banditësh dhe kriminelësh, si ta zëmë me ‘Z-MOBILE’ DHE JO VETËM. Dhe, kësaj nuk i thuhet ndryshe, pos hajni e kulluar. Pra, ky rrjet i rrezikshëm kriminelësh janë pikërisht banda Devolli dhe grupi më kriminal në tërë Ballkanin, banditët e majave te shtetit,që nga Presidenca, Qeveria kuislinge dhe ai Kuvend rrugaçësh, që kanë hise në këtë krim të organizuar.

A e dini se këto dy banda banditësh, pra banda Devolli dhe kryebanditët-pushtetarët janë ata që më së shumti e kanë dhe janë duke plaçkitur vendin pa pikë mëshire”, është shprehur Badallaj. Tutje ka shtuar: “Shikoni krimin që po e bëjnë kriminelët dhe kryekriminelët me Telekomin, me PTK-në, krim që nuk e ka bërë Serbia fashiste, këta po a kalojnë, sepse ju nuk e dini pse? Sepse kush është ai që mendon se në Kosovë ka dhe vepron Prokuroria e Shtetit. Kjo kope prokurorësh vepron shumë suksesshëm në ndarjen e pazarit me ta. Çka bëri Prokuroria me këtë që ndodhi me Telekomin?”, ka theksuar Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

Image
Liman Asllani

Asllani: Asnjë cent nga tatimpaguesit nuk duhet të ndahet për "Valën"

Analisti Driton Gashi theksoi për gazetën “Kosova Sot” se e gjithë kjo po ndodh me këtë kontratë, për shkak se drejtësia në Kosovë është e njëanshme dhe selektive. “Shkurt, nuk ka drejtësi të mirëfilltë. Oligarkë të tillë, sigurisht që kanë lidhje sekrete gati me të gjitha partitë politike, me pushtetin, me prokurorë frikacakë, e aktorë të tjerë, dhe i kontrollojnë ata, të cilët e kanë paralizuar këtë shoqëri.

Me një fjalë, ata janë duke kontrolluar jetët tona, sepse sa më shumë që ata pasurohen, aq më shumë shoqëria varfërohet. Krimi më i madh ekonomik i pasluftës, sigurisht që janë Devollët, ku çdoherë i ka qëndruar pushteti mbrapa”, është shprehur analisti Driton Gashi. Eksperti i ekonomisë, Liman Asllani, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se Telekomi me vite ishte kompania me fitimprurëse në Kosovë, paguante edhe ekstra profit. “Që atëherë është dashur të privatizohet, ngase kishte çmim të lartë ndërkombëtar. Por, politika iu lëshua Telekomit dhe e gjunjëzoi. Turr bënë për t’i punësuar të vetët dhe mburreshim me rroga të majme. Asnjë cent nga tatimpaguesit nuk duhet të ndahet për "Valën".

Le ta mbulojnë nga pagat e tyre. Sa u përket Devollëve, ‘Z- Mobile’ është krijuar për liderët që të ketë financa për vete e për jetën e tyre luksoze. Pse nuk shkoi procedura në formë ligjore për punët u kryen nën tavolinë, pra në terr”, është shprehur eksperti Asllani. Ai shton se haptas po shihet se politika me disa kompani e shkatërruan Kosovën. “E sa u përket punësimeve të fundit në "Vala" të nipave, dajave e "svastikave" kjo po bëhet me qëllim se do të privatizohet e mbesin në punë.

Por, të jemi të bindur se askush nuk do ta blejë "Valën”. Mirë është që Kuvendi të sjellë vendim që asnjë cent mos të jepet për humbjet e "Valës” nga buxheti. Por, le t’i paguajnë pagat e tyre ata që e zhvatën Kosovën”, është shprehur eksperti i ekonomisë, Liman Asllani, për gazetën “Kosova Sot”. K.S.

 ‘Z- Mobile’ është krijuar për liderët që të kenë financa për vete e për jetën e tyre luksoze

“Telekomi me vite ishte kompania me fitimprurëse në Kosovë, paguante edhe ekstra profit. Që atëherë është dashur të privatizohet, ngase kishte çmim të lartë ndërkombëtar. Por, politika iu lëshua Telekomit dhe e gjunjëzoi. Turr bënë për t’i punësuar të vetët dhe mburreshim me rroga të majme. Asnjë cent nga tatimpaguesit nuk duhet të ndahen për "Valën".

Le ta mbulojnë nga pagat e tyre. Sa u përket Devollëve, ‘Z- Mobile’ është krijuar për liderët që të kenë financa për vete e për jetën e tyre luksoze. Pse nuk shkoi procedura në formë ligjore për punët u kryen nën tavolinë, pra në terr”, është shprehur eksperti Asllani, duke shtuar se po shihet se politika me disa kompani e shkatërruan Kosovën.

Image
Driton Gashi

Gashi: Prokurorët frikacakë nuk guxojnë ta hetojnë kontratën me Devollët

“Shkurt, nuk ka drejtësi të mirëfilltë. Oligarkë të tillë, sigurisht që kanë lidhje sekrete gati me të gjitha partitë politike, me pushtetin, me prokurorë frikacakë, e aktorë të tjerë, dhe i kontrollojnë ata, të cilët e kanë paralizuar këtë shoqëri.

Me një fjalë, ata janë duke kontrolluar jetët tona, sepse sa më shumë që ata pasurohen, aq më shumë shoqëria varfërohet. Krimi më i madh ekonomik i pasluftës, sigurisht që janë Devollët, ku çdoherë i ka qëndruar pushteti mbrapa”, është shprehur analisti Driton Gashi.

(Kosova Sot)