Badallaj: Kontrata e Telekomit me “Z- Mobile”, hajni e kulluar

  • 23 March 2019 - 12:32
Badallaj: Kontrata e Telekomit me “Z- Mobile”, hajni e kulluar

Analisti Reshat Badallaj thekson për gazetën “Kosova Sot” se është tejet i bindur se jo vetëm Telekomi i Kosovës, por e tërë Kosova është shndërruar në krim të paparë pa më të voglin dyshim, sepse është në dorën e banditëve,hajnave, vagabondëve dhe kriminelëve shkuar kriminelëve, siç i ka quajtur ai, të cilët kanë kapur gjithçka.

“Në Kosovë po vepron krimi i organizuar i kanaleve të nëntokës kriminale. Kur e them në dorën e kriminelëve, e them me përgjegjësinë morale, penale dhe juridike, pa pasur asnjë frikë fare.

A e dini se sa mashtrim, hajni ndodh çdo ditë, këtu e kam fjalën nga kryebanditët e pushtetit dhe kur ju shtohet edhe hajnia me kallashnikovë që vriten çdo të dytën ditë qytetarët, nga krimi shtetëror dhe nga krimi ekonomik po ashtu, i shkaktuar nga këta kriminelë.

Çka i thuhet ndryshe këtij krim që ndodhi në Telekomin e Kosovës, që kryebanditët bënë batërdi duke bërë kontrata për interesa të tyre personale, duke i trashur xhepat bashkë me bandën kriminale DEVOLLI me lloj-lloj kontratash të dëmshme për shtetin dhe për interesa të këtyre soj banditësh dhe kriminelësh, si ta zëmë me ‘Z-MOBILE’ DHE JO VETËM. Dhe, kësaj nuk i thuhet ndryshe, pos hajni e kulluar.

Pra, ky rrjet i rrezikshëm kriminelësh janë pikërisht banda Devolli dhe grupi më kriminal në tërë Ballkanin, banditët e majave te shtetit,që nga Presidenca, Qeveria kuislinge dhe ai Kuvend rrugaçësh, që kanë hise në këtë krim të organizuar.

A e dini se këto dy banda banditësh, pra banda Devolli dhe kryebanditët-pushtetarët janë ata që më së shumti e kanë dhe janë duke plaçkitur vendin pa pikë mëshire”, është shprehur Badallaj. Tutje ka shtuar:

“Shikoni krimin që po e bëjnë kriminelët dhe kryekriminelët me Telekomin, me PTK-në, krim që nuk e ka bërë Serbia fashiste, këta po a kalojnë, sepse ju nuk e dini pse? Sepse kush është ai që mendon se në Kosovë ka dhe vepron Prokuroria e Shtetit.

Kjo kope prokurorësh vepron shumë suksesshëm në ndarjen e pazarit me ta. Çka bëri Prokuroria me këtë që ndodhi me Telekomin?”, ka theksuar Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)