Gecaj i LDK’së: A ka korrupsion tek “Fadil Vokrri”?

  • 23 March 2019 - 20:08
Gecaj i LDK’së: A ka korrupsion tek “Fadil Vokrri”?

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka ngritur dyshime për korrupsion me biletat VIP-i të cilat shpërndahen nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Gecaj ka thënë se 1 mijë buleta ndahen për vendet VIP-it, ku shumica prej tyre sipas tij, ndahen falas.

Sipas Gecajt, kjo nuk është e tëra, pasi Hoteli Emerald, paguan nga 30 euro për secilin shikues që ka biletë VIP-i, pa marrë parasysh sa bileta shpërndahen.

” Sipas disa informatave, një mijë bileta janë të rezervuara për shikuesit VIP, e të cilat, edhe pse të parapara të kushtojnë 80 euro secila, megjithatë, thuhet se shumica shpërndahen falas. Por kjo nuk është e tëra! Na është thënë gjithashtu se Hoteli Emerald paguhet 30 euro për të shërbyer secilin shikues VIP, pa marrë parasysh sa bileta shpërndahen”.

Image

Postimi i plotë i Gecajt në Facebook:

A KA KORRUPSION TEK “FADIL VOKRRI”?

Është vërtetë kënaqësi e jashtëzakonshme kur shohim kombëtaren kosovare duke u ballafaquar suksesshëm me ekipe të fuqishme të futbollit ndërkombëtar – zemra na bëhet mal! Megjithatë, është po ashtu mjaft dëshpëruese kur na arrijnë lajme se edhe në këtë mes mund të ketë hyrë dora e korrupsionit.

Sipas disa informatave, një mijë bileta janë të rezervuara për shikuesit VIP, e të cilat, edhe pse të parapara të kushtojnë 80 euro secila, megjithatë, thuhet se shumica shpërndahen falas. Por kjo nuk është e tëra! Na është thënë gjithashtu se Hoteli Emerald paguhet 30 euro për të shërbyer secilin shikues VIP, pa marrë parasysh sa bileta shpërndahen. Pra, ata thuhet se paguhen tridhjetë mijë euro, pa llogaritur a shpërndahen 50 apo një mijë bileta VIP. Unë do të dëshiroja shumë që këto informata të ishin të pasakta! Megjithatë, është e udhës që gazetarë hulumtues dhe Prokuroria e Kosovës të merreshin seriozisht me ndriçimin e kësaj çështjeje!

(Kosova Sot)