Disa fshatra që pesë orë pa rrymë

  • 23 March 2019 - 21:12
Disa fshatra që pesë orë pa rrymë

Reduktimet e rrymës po vazhdojnë të jenë prezentë ende në Kosovë.

Ndonëse koha është rregulluar dhe temperaturat janë ngritur, KEDS po gjen ende arsye për ta ndalë rrymën.

Pa energji elektrike, sipas disa banorëve të Drenasit kanë mbetur tash e disa orë shumë fshatra të Drenicës.

Banorë të Drenasit kanë treguar se tash e pesë orë shumë vende kanë mbetur pa rrymë. Sipas tyre askush nga KEDS nuk u është përgjigjur dhe nuk u ka dhënë arsye për reduktimet.

(Kosova Sot)