Ndërron jetë veterani i UÇK’së

  • 23 March 2019 - 22:36
Ndërron jetë veterani i UÇK’së

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Rrustem Cukaj, i cili vinte nga rajoni i Rugovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Image

Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj.

Fjalë pak e punë shumë, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të urta.


Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë e dashamirët e bacës Rrustem!Baca Rrustem dhe familja e tij, dhanë një kontribut të çmuar në breza për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

(Kosova Sot)