Trump zotohet se “do t’i shtypë” militantët e mbetur të ISIS-it

  • 23 mars 2019 - 23:53
Trump zotohet se “do t’i shtypë” militantët e mbetur të ISIS-it

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se “do t’i shtypë” tërësisht militantët e mbetur të grupit të Shtetit Islamik pasi kalifati pesëvjeçar përfundoi.

Këto komente të Trump erdhën pasi forcat demokratike siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët ngritën flamujt e fitores në qytetin sirian të Baghuzit, bastioni i fundit i ISIS-it.

Ai u zotua të luftojë ISIS-in “derisa të mposhtet përfundimisht kudo që vepron”.

Megjithë humbjen e territorit në Siri dhe Irak, ISIS mbetet aktiv në vendet nga Nigeria në Filipine.

Në kulmin e tij, grupi kontrolloi 88,000 km katrorenë të dy vendet.

(Kosova Sot)