Gjilan: Lëndohet nga rryma në vendin e punës

  • 24 March 2019 - 10:02
Gjilan: Lëndohet nga rryma në vendin e punës

Një punëtor ndërtimi ka pësuar lëndime trupore derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në raportin e policisë.

(Kosova Sot)