Shatrrolli: Të vendoset një monument përkujtimor

  • 24 March 2019 - 13:27
Shatrrolli: Të vendoset një monument përkujtimor

Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Naser Shatrolli, dramaturg, për gazetën “ Kosova Sot’, thotë se me punën e saj titanike, tashmë e ka shënuar në mënyrën më të mirë historinë në kalvarin e saj të rrugëtimit dhe të përvuajtjeve në punën e saj, sepse ishte pjesë e atij lëmshi historik.

Image

“Më kujtohet si sot djegia e shtypshkronjës së gazetës “ Kosova Sot” që e bën forcat serbe më 24 maj 1999. Unë asokohe isha student në Prishtinë dhe të nesërmen bashkë me një shokun tim, mësymë të shkojmë afër vendit ku ndodhej shtypshkronja, por me t’u afruar afër 50 metra rrugës që të shpinte për tek shtypshkronja e djegur, prej nga akoma po dilte një tym i zi, na kthyen mbrapsht policia dhe paramilitarët serbë që po e ruanin e objektin që akoma po digjej. Kur e pamë një pamje të tillë, unë dhe miku im u mërzitëm tej mase, sepse e pamë nga afër me sytë tanë se ku ishte djegur një shtypshkronjë që ka sjellë informatat për Kosovën, rajonin dhe botën për të bëmat e regjimit fashist të Milosheviqit kundër shqiptarëve autoktonë të Kosovës”, kujton ai. “Meqë ky medium po përkujton 20-vjetorin e djegies  së shtypshkronjës së tyre, u mbetet pronarëve të kësaj gazete që në vendin ku është djegur shtypshkronja duhet që doemos ta vendosin një Plaketë dhe ta mbishkruajnë ose edhe që ta gravojnë këtë datë të djegies  së shtypshkronjës

Ndaj, vlerësoj se ky medium e meriton që ta ketë një Plaketë apo gravurë, qoftë tek vendi i ish-shtypshkronjës së djegur, qoftë në ndonjërin nga sheshet  e Prishtinës apo kudo gjetiu. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që kur në Kosovë dhe në Prishtinë të vijë ndonjë turist i huaj, numri i të cilëve po rritet nga viti në vit, këta turistë duhet që ta shohin se si këtu në Prishtinë është djegur një shtypshkronjën që ka sjellë informatat për Kosovën, rajonin dhe botën, për të bëmat e regjimit fashist të Milosheviqit”,ka propozuar Shatrolli. Ai e uron gazetën “ Kosova Sot” për rrugëtimin e saj, sepse që nga nisma e punës titanike, “ata kanë pasur vuajtje e pengesa gjatë rrugëtimin të tyre”.

(Kosova Sot)