Shqipëria dhe Kosova 'rrejnë', të kalosh kufirin kërkon shumë kohë

  • 24 March 2019 - 17:16
Shqipëria dhe Kosova 'rrejnë', të kalosh kufirin kërkon shumë kohë

Dogana e Morinës në kufi me Kosovën po kthehet në shqetësim serioz për udhëtarët.

Procedurat zgjasin për shumë kohë dhe radhët janë të pashmangshme.

Janë bërë të pashmangshme radhët në Morinë. Veçanërisht fundjavat janë më të ngarkuara. Radhët e kamionëve kalojnë Morinën në sheshin e doganës.

Dhjetëra shoferë rendin për të përfunduar procedurat e dokumentacionit. Një pjesë presin buzë rrugës siç janë dhe këta dy maqedonas.

Procedurat s’kanë të mbaruar. Drejtuesit e mjeteve thonë se nuk bëhet fjalë për lehtësim, e punët po shkojnë çdo ditë e më keq. Shpeshherë kalojnë natën në doganë.

Procedurat e dokumentacionit dhe procesi i skanimit u ha shumë kohë. Më tepër rrinë në pikën kufitare sesa përshkojnë rrugë. Në këtë situatë, zgjidhja nuk duket e afërt.

(Kosova Sot)