Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Meta: Përherë mirënjohës

  • 24 March 2019 - 18:49
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Meta: Përherë mirënjohës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta kujtoi sot 20 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë që do të sillte më pas edhe fundin e luftës.

Meta falenderon SHBA-në dhe NATO-n ndërsa shkruan se kjo ndërhyrje i dha fund spartimit etink.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.

(Kosova Sot)