Kujdes: Shtohet qarkullimi i parave false në Kosovë

  • 24 March 2019 - 20:32
Kujdes: Shtohet qarkullimi i parave false në Kosovë

Afaristja Naile Shabani gjithmonë sigurohet nëse parat që merr janë false apo jo. E qarkullimi i valutave të tilla të falsifikuara, nuk është i rrallë në Kosovë.

Kjo gjë, më së shumti po i dëmton bizneset e vogla, të cilat, jo rrallëherë bien pre e parave fals.

Shabani tregon se cila është metoda që e përdorin për t’i identifikuar këto para.

Nga Policia e Kosovës, thonë se në tre mujorin e fundit, kanë evidentuar 183 raste të falsifikimit të parasë.

Kurse nga Banka Qendrore e Kosovës, thonë se në bazë të dhënave të Laboratorit të Forenzikës, vetëm vitin e kaluar, janë konfiskuar 1 mijë e 433 kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërsa kartëmonedha që më së shpeshti haset e falsifikuar është  ajo me vlerë prej 100 euro, haset më së shumti në tregun vendor.

Në total vlera e këtyre parave të falsifikuara gjatë viti 2018, shkon në mbi 123 mijë euro.

Por, pavarësisht kësaj sipas BQK’së, krahasuar me vitin 2017, kemi një ulje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara.

Kurse eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, thotë se Kosova është një vend ku shumë lehtë mund të qarkullojë paraja fals.

Ndryshe, disa nga tiparet kryesore të sigurisë së kartëmonedhave euro janë: Letra e kartëmonedhës, shiriti metalik, shiriti shkëlqyes, shiriti i sigurisë etj.

(Kosova Sot)